Jo, nuk po flas për racizmin nga të tjerët ndaj meje në emigrim, por për racizmin tim ndaj emigranteve te tjerë.
Isha duke kalur kohen me vellain ne Shqiperi dhe po shikonim nje film Hollivudian me polica . Nuk me kujtohet se cfare filmi ishte, por kjo nuk ka rendesi. Gjyshja ime ishte ulur ne kolltuk dhe po qepte dicka. Papritur ajo ngre koken, dhe duke pare nga televizori thote: “C’jane gjithe keta te zinj mo?”. Une dhe vellai qeshem, nena uli koken dhe vazhdoi te qepte sikur nuk kishte ndodhur asgje. Gjyshja ime raciste!!!
Ne Shqiperi problemet sociale, si per shembull lufta ndaj racizmit, jane shume dytesore ne krahasim me vende si SHBA, Anglia, Hollanda e te tjera me rradhe. Kjo eshte per arsye se vendet qe permenda me lart nuk kane te njejtat probleme ekonomike qe kemi ne, prandaj edhe kane kohe te merren me shume me probleme sociale. E verteta eshte se e para duhet te kesh buke ne tavoline, nje strehe ku te futesh koken, rroba te vishesh, dhe pastaj mund te fillosh te mendosh per “tangerlleqe” te tjera.
Sa here kemi degjuar ose me mire perdorur, terma te tilla si evgjit, malok, fshatar, zezak, i zi, indian etj, etj… Ne e kemi shume te lehte te fyejme te tjeret por kur te tjeret na fyejne ne, na duket sikur eshte padrejtesia me e madhe ne bote. Sa shqiptare ne bote ndihen te poshteruar dhe te abuzuar ne vendet ku ndodhen? Nga eksperienca personale, nuk mund te harroj kurre vitin qe kalova ne Athine. Nuk jam ndjere ndonjehere aq ulet ne jeten time. Nga ana tjeter, eshte shume interesante te degjosh shume shqiptare ne Amerike kur ankohen qe lagjja e tyre ka shume “meksikane” dhe “zezake” dhe ky eshte nje problem i madh. Qekur qenkemi ne shqiptaret me te mire se ndonje popull apo race tjeter? E verteta, dhe kjo eshte shqetesuese, eshte se ne jemi ndonjehere shume here me shume racista nga ata qe jane racista ndaj nesh.
Ky problem ka dy zgjidhje: (1) te pushojme se ankuari kur na fyejne te tjeret per shkak te kombesise ose ngjyres se lekures, dhe te pranojme qe kjo nuk eshte nje padrejtesi, ose (2) te pushojme se fyeri te tjeret per shkak te kombesise ose ngjyres se lekures.