e hënë, tetor 16, 2006

Racizmi ne emigrim

Jo, nuk po flas për racizmin nga të tjerët ndaj meje në emigrim, por për racizmin tim ndaj emigranteve te tjerë.

Isha duke kalur kohen me vellain ne Shqiperi dhe po shikonim nje film Hollivudian me polica . Nuk me kujtohet se cfare filmi ishte, por kjo nuk ka rendesi. Gjyshja ime ishte ulur ne kolltuk dhe po qepte dicka. Papritur ajo ngre koken, dhe duke pare nga televizori thote: “C’jane gjithe keta te zinj mo?”. Une dhe vellai qeshem, nena uli koken dhe vazhdoi te qepte sikur nuk kishte ndodhur asgje. Gjyshja ime raciste!!!

Ne Shqiperi problemet sociale, si per shembull lufta ndaj racizmit, jane shume dytesore ne krahasim me vende si SHBA, Anglia, Hollanda e te tjera me rradhe. Kjo eshte per arsye se vendet qe permenda me lart nuk kane te njejtat probleme ekonomike qe kemi ne, prandaj edhe kane kohe te merren me shume me probleme sociale. E verteta eshte se e para duhet te kesh buke ne tavoline, nje strehe ku te futesh koken, rroba te vishesh, dhe pastaj mund te fillosh te mendosh per “tangerlleqe” te tjera.

Sa here kemi degjuar ose me mire perdorur, terma te tilla si evgjit, malok, fshatar, zezak, i zi, indian etj, etj… Ne e kemi shume te lehte te fyejme te tjeret por kur te tjeret na fyejne ne, na duket sikur eshte padrejtesia me e madhe ne bote. Sa shqiptare ne bote ndihen te poshteruar dhe te abuzuar ne vendet ku ndodhen? Nga eksperienca personale, nuk mund te harroj kurre vitin qe kalova ne Athine. Nuk jam ndjere ndonjehere aq ulet ne jeten time. Nga ana tjeter, eshte shume interesante te degjosh shume shqiptare ne Amerike kur ankohen qe lagjja e tyre ka shume “meksikane” dhe “zezake” dhe ky eshte nje problem i madh. Qekur qenkemi ne shqiptaret me te mire se ndonje popull apo race tjeter? E verteta, dhe kjo eshte shqetesuese, eshte se ne jemi ndonjehere shume here me shume racista nga ata qe jane racista ndaj nesh.

Ky problem ka dy zgjidhje: (1) te pushojme se ankuari kur na fyejne te tjeret per shkak te kombesise ose ngjyres se lekures, dhe te pranojme qe kjo nuk eshte nje padrejtesi, ose (2) te pushojme se fyeri te tjeret per shkak te kombesise ose ngjyres se lekures.

7 komente:

Anonymous Anonim tha...

bravo

11:08 e paradites  
Anonymous Anonim tha...

jam plotesisht dakord me ato qe shkruan "sidomos per gjyshen korcare".ku jetoj une racizmi ndaj te huajve ne vecanti ndaj shqiptareve eshte mjaft i pranishem,motivet jane te shumta,disa jane te drejta e disa jo.te them te drejten nuk e di se si do te sillesha ne vendin e tyre me paragjykime apo jo,por nje gje eshte e sigurt:ndonjehere duhet kthyer koka mbas e duhet kujtuar historia.besoj se ne greqi shqiptaret trajtohen me keq se ne cdo vend tjeter dhe me vjen keq lorent qe te eshte dashur te kalosh nje vit te gjate atje.shpresoj qe tani te ndihesh "ngrohte" ne vendin qe ke gjetur.te pershendes nga firenze klo.

3:50 e paradites  
Anonymous Anonim tha...

Per Polen apo Dhorken e kishe llafin???

10:47 e paradites  
Blogger The Meksi Clan tha...

Polen.

6:02 e paradites  
Blogger The Meksi Clan tha...

C'jane gjithe keta anonima mo? :-)
Po te keni me pyetje per racizmin apo emrat e gjysheve, vloraboy@yahoo.com

6:02 e paradites  
Blogger aidel tha...

Rastesisht erdha tek blogu tend edhe me pelqeu shume artikulli qe kishe shkruar. Thjesht desha te thoja qe me pelqen mendimi yt dhe je, fatkeqesisht, nga te vetmit shqiptare qe mendojne keshtu. Une jetova ne Selanik per 1.5 vjet dhe nuk me pelqeu aspak menyra si me trajtonin te tjeret, dhe iu betova vetes qe nuk do i sillesha ndonjeriu ne te njejten menyre.

Ciao.

1:58 e pasdites  
Blogger The Meksi Clan tha...

Faleminderit Aidel.

11:27 e paradites  

Posto një koment

Abonohu në Posto komente [Atom]

<< Faqja e parë